Dy të reja tentojnë vetvrasjen

E Enjte, 26 Prill 2018 18:43

Dy raste vetvrasjesh janë shënuar në Tiranë dhe Lezhë.

Një e mitur dhe një 18-vjeçare kanë tentuar ti japn fund jetës duke pirë ilaçe.

Në rrugën “Ali Shefqeti”, në Tiranë mbrëmjen e djeshme, në banesë, 16-vjeçarja K.S., ka konsumuar medikamente.

Ajo u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po dje, në fshatin Balldre të Lezhës, në banesë, është vetëhelmuar me mbidozë ilaçesh, 18-vjeçarja K.B.

Asaj ju dha ndihma e parë në spital nga mjekët, ku më tej u largua për në banesë pa probleme për jetën.

Policia po punon për ngjarjet.

Login to post comments