×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

AMA/ Pas 31 korrikut ndërpriten transmetimet televizive analoge

E Enjte, 26 Prill 2018 18:55

Autoriteti i Mediave Audovizive(AMA) ka njoftuar se dita përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge për Qarkun e Durrësit dhe Tiranës është 31 Korrik 2018.

“Teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi” njofton AMA.

Pas kësaj date do të ndërpriten të gjitha transmetimet televizive analoge në qarqet Durrës dhe Tiranë.

Gjithashtu qytetarët duhet të pajisen me dekodera digjital.

Login to post comments