Debati për gjuhën e shfrenuar në Kuvend dhe shkelja e etikës në seancat parlamentare , ka çuar në miratimin e draftit për Kodin e Etikës. Ky draft u miratua me konsensus nga të gjitha partitë dhe ka për synim të orientojë deputetët që të ushtrojnë detyrën e tyre në bazë të parimeve etike sipas standarteve të duhura të sjelljes dhe të forcojë intergritetin e tij gjatë kohëzgjatjes së mandatit.
Një prej neneve më të rëndësishme ka të bëjë me ngacmimet seksuale ku thuhet se deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale.