Detaje të reja kanë dalë në dritë në lishje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rehovë, (Skrapar) ku 58-vjeçari Fatmir Cenaj nga fshati Rehovë i bashkisë Polican plagosi ish-kryetarin e këtij fshati Jonuz Banaj 60 vjeç i cili më pas ndërroi jete në spital për shkak të plageve të marra.
Aautori ngjarjes ka deklaruar në polici se ai ishte me bagëti në mal kur viktima ka kaluzr aty dhe ka filluar konflikti. Ai ka thënë se sherri ka nisur për pronën, duke shtuar se ishte e tija dhe e kishte me letra.
“U konfliktuam me fjalë banale dhe më pas shkova në shtëpi dhe mora armën dhe e qellova”, ka thënë ai. Konflikti është i vjeter për pronën, pasi kanë debatuar, autori ka marrë armën tip kallashnikov dhe e ka qëlluar ish-kryetarin e fshatit. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes ku u sekuestrua dhe arma e krimit.