Banorët e fshatit Thirrë të Mirditës kanë luftuar më flakët gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll zjarrin i cili përfshiu zonën.
Zjarrfikësit dhe banorët e zonës kanë ndërhyrë me mjete rrethanore, ndërsa mësohet se janë djegur 10 hektarë me pisha dhe shkurre.
Ky zjarr rrezikonte edhe 10 banesa që ndodheshin afër vatrave, por fatmirësisht ndërhyrja e banorëve bëri që zjarri të vihej në kontroll.