Krimi dhe korrupsioni në Fier, tre prokuroret që do të hetojnë zyrtarët

Premte, 27 Prill 2018 09:39

Krimi i organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta do të hetohen nga tre prokurore femra të cilat janë zgjedhur të jenë pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Nga 5 kandidatë, përfundimisht është vendosur që tre prokuroret të cilat do të duhet të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit janë; Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu.

Nga burime pranë organit qendror të akuzës është mësuar se puna e tyre do të përqendrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.

Login to post comments