Një grup qytetarësh dhe drejtues mjetesh nga i gjithë qarku Dibër kanë mbajtur ditën e sotme një protestë, për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht aksi rrugor nacional Burrel-Klos. Paraditen e sotme prej orës 11:00 pranë vendit të quajtur “Kthesa e Cerujës” në afërsi të qytetit të Klosit, ata kanë bllokuar rrugën nacionale Klos-Burrel.
Ata thonë se rruga është e pakalueshme, dhe i bëjnë institucioneve që të ndërhyjnë për rikonstruksionin e saj.
Disa ditë më parë deputetja e Qarkut Dibër, Dhurata Çupi, duke vlerësuar iniciativën e ndërmarrë nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve, tha se opozita do ta mbështesë këtë protestë.
Deputetja Çupi shtoi gjithashtu se nga ana e saj është ngritur disa herë si shqetësim qoftë në parlament, qoftë në institucionet e tjera.
Aksi nacional Burrel-Klos, vazhdon të jetë një shqetësim i madh për drejtuesit e mjeteve për shkak të problemeve në të, si gropat e mëdha dhe shembjet e rrugës./ballkanweb.al