Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të vrasjes së Agim Bucit, në ngjarjen e rëndë të ndodhur para dy ditëve në Kamëz.
Burime nga policia bëjnë me dije se autorët e vrasjes së 53-vjeçarit Buci dhe plagosjes së bashkëshortes së tij, janë dy persona, që të dy banorë të zonës ku ndodhej aktiviteti që ushtrohej nga familja Buci. Sipas policisë autorët janë të moshës nga 25 deri në 28 vjeç.
E gjithë ngjarja e tragjike për familjen në fjalë ka ndodhur në sy të djalit 6-vjeçar të çiftit.
Autorët janë përleshur me Agimin dhe në përleshje e sipër kanë qëlluar me armë. Për pasojë, 53-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa e plagosur në këmbë mbeti bashkëshortja e tij, Merita Buci.
Për të identifikuar autorët, policia vuri në dispozicion një shumë prej 5 mln lekësh për këdo që ofronte informacion.