Në një konferencë për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj bëri të ditur emrat e autorëve të vrasjes së 53-vjeçarit, Agim Buci.
Sipas tij, ekzekutimi ëhstë kryer nga Vladimir Kurti, 28 vjeç teksa autor tjetër në ngjarje është dhe Ruzhdi Hodo, 25 vjeç, të dy nga Tirana. Por arma e krimit është gjetur në lumë, teksa të dy autorët janë ndaluar.
“Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit:
– Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.
– Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhërave të dala nga Prokuroria.
Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volksvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale”, bëri të ditur Skënderaj.