Autori i vrasjes se shqiptarit 23-vjeçar natën e 25 prillit në Athinë është identifikuar nga policia greke.
Sipas autoriteteve greke, i riu shqiptar me dokumente greke, u konfliktua me disa shqiptarë të tjerë. Sherri mes tyre filloi në një lokal në lagjen “Exarchia” të kryeqytetit grek.
Më pas konflikti mes të rinjve u zhvendos në një tjetër zonë disa metra më larg, pikërisht aty ku u gjet i vrarë edhe 23-vjeçari.
Viktima ishte qëlluar pesë herë me thikë, duke humbur jetën nga gjakderdhja.
Sipas hetimeve, autorët dyshohet se janë gjithashtu shqiptarë. Disa dëshmitarë i thanë policisë se kishin dëgjuar që njëri nga grupi i të rinjve të thoshte “qëlloje të mbarojmë punë”. Sipas tyre, në vrasje kanë qenë 6 persona të maskuar me të cilët u konfliktua 23-vjeçari shqiptar, disa prej të cilëve kishin armë në duar.
Motivet mendohet se kanë qenë konfliktet për prishjen e pazareve të drogës. Deri më tani kanë dëshmuar në Policinë e Athinës tre persona, shkruhet në mediat greke.