256 ushtarë të rinj u janë shtuar sot Forcave të Armatosura, nga të cilët 5 janë vajza. Të rinjtë pas përfundimit të stërvitjes individuale bazë në Shkollën e Trupës në Bunavi janë betuar dhe certifikuar. Në ceremoni ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Stërvitjen Individuale Bazë e përfunduan me sukses 121 të rinj, mes të cilëve 10 vajza, ndërkohë që Stërvitjen Individuale të Avancuar e kaluan 135 ushtarë, nga të cilët 5 vajza.