Arrestohet në Rinini një çift shqiptarësh , të cilët shpërndanin kokainë. Sipas karabinierëve në pranga ranë çifti , A. G., 48 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, rezidentë në Gradara, dhe një person i tretë, po shqiptar, rezident në Vattolica, H. S., 30 vjeç.
Tre shpërndarësit përdornin për të dërguar kokainën, persona të tjerë ,të cilët vinin në Itali për turizëm nga Shqipëria.
Kur skandonte afati i qendrimit apo kur kishin sinjale se mund të evidentoheshin nga forcat e rendit, shpërndarësi i drogës i rradhës, kthehej në Shqipëri dhe ndërkohë vendin e tij e zinte një i ri.
Policia i kishte në vëmendje prej kohësh. Të hënën, gjatë një kontrolli në banesë, janë gjetur rreth 30 gramë kokainë