Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan në afërsi të fshatit Lolaj, ku një grua 60 vjeçare ka mbetur e vdekur për shkak të një aksidenti automobilistik.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar por ende nuk bëhen me dije rrethanat në të cilat ka ndodhur.
Në vendin e ngjarjes janë mbledhur shoferë e pasagjerë për t’i dhënë ndihmë gruas por ka qenë tepër vonë. Ndërkohë në gjendje të rëndë emocionale ka mbetur i biri i viktimës i cili ka parë të gjithë skenën dhe ka qenë pikërisht ai që i ka mbyllur sytë të ëmës.