Temperaturat e larta kanë bërë që sezoni turistik të filloj më parë.
Kjo ka sjellë probleme në pikën kufitare të Morinës, ku për shkak të fluksit të madh të udhëtarëve, janë të detyruar të presin mbi 40 minuta në rradhë.
Mbi 700 automjete të vogla kanë hyrë deri tani por edhe autobusët janë në një numër të konsiderueshëm transmeton Tch.
Ndërsa mendohet se në fundjavë fluksi do të rritet edhe më shumë , kosovarët i bëjnë thirrje të dy qeveria që te merren masa.
Por mesa duket qeveria shqiptare di vetëm të vendosi taksa, ndërsa sezoni turistik po nis Shqipëria nuk është ende gati të presë vizitorët.