Kolegji Penal i Apelimit ka vendosur 16 majin si datën kur do të mbahet seanca publike ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Objekt i kësaj seance do të jetë justifikimi i pasurisë së ish-Kryeprokurorit.
“Kolegji i Posaçëm i Apelimit, bazuar në nenin 65, pika 1 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” njofton subjektet e procesit si dhe të gjithë personat e interesuar, se ditën e Mërkurë, në datën 16.05.2018, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja Nr.1/2018(JR), datë 27.03.2018, për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit Nr.2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Zotin Adriatik Llalla.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr.6, Tiranë”, thuhet në një njoftim zyrtar të KPA-së.
Trupi Gjykues, përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues i Trupit Gjykues Sokol Çomo, Relator i Çështjes Luan Daci, ndërsa anëtarë janë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama
Kjo shpallje bëhet të paktën 15 ditë para datës së gjykimit, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në ambientet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ky njoftim bëhet gjithashtu në faqen e internetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, si dhe në faqen e internetit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe, me njoftim individual në të dhënat elektronike të kontaktit të subjektit të rivlerësimit Zotit Adriatik Llalla të deklaruara në Komisionine Pavarur të Kualifikimit si dhe të dhënat elektronike të Institucionit të Komisionerëve Publikë.