Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e djeshme, pasi ishte në kërkim nga policia italiane.
Bëhet fjalë për Petrit Lekndreaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, të cilin e kanë arrestuar Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale.
Siç thuhet në njoftimin për mediat, ai është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane e kanë dënuar me 20 vjet burgim, për veprat penale ''Trafik droge”, “Plagosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Po ashtu, bëhet me dije se Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /55News.al/