Luftë kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike për karabinierët e stacionit Misano Adriatico, që në fund të hetimeve arrestoi 3 persona që konsideroheshin maja e një rrjeti të gjerë droge.
Hetimi filloi në verën e vitit 2017, kur shpërndarësit të gjithë shqiptarë, u zbuluan duke udhëtuar midis Riccione dhe Cattolica për të furnizuar konsumatorët. Të arrestuarit, sipas hetuesve, për të shitur drogë mbështeteshin tek ndjekësit që dorëzonin fizikisht dozat.
E veçanta ishte se, klientët, kontaktonin një numër telefoni në Shqipëri dhe, nga jashtë, shpërndarësi zbatonte urdhrat në territorin e Riminit. Gjatë hetimit, karabinierët kryen gjithashtu 4 arrestime në flagrancë ndërsa shpërndahej droga.
Në pranga përfunduan Admir (Aldo) Gjikhim, 48 vjeçe, Gentiana Shoshari, 30 vjeçe dhe Ilir Satka, 28 vjeç të cilët kishin mbërritur në Rivierë me një vizë turistike në fund të së cilës, ktheheshin në vendin e tyre.
Të tre u arrestuan nga karabinierët e Stacionit Misano, gjatë kontrollit të shtëpive të shpërndarësve. Gjatë arrestimit u sekuestruan 30 gram kokainë.