Motorri përplaset me autobusin në Lushnje, shpërthen në flakë

Saturday, 28 Prill 2018 09:57

Një motorr është përplasur me një autobus mëngjesin e kësaj të shtune në Lushnje.

55News.al mëson se motori është përplasur me një autobus, në të cilin po udhëtonin turistë të huaj.

Si pasojë e përplasjes, dy të rinj që ishin në motorr kanë mbetur të plagosur, ndërsa motorri ka shpërthyer në flakë.

Bëhet fjalë për Mariglen Buzhani 26 vjeç dhe 18-vjeçarja Çeleste Zerani, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, sakaq policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të bërë zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.

Aksidenti ka shkaktuar mjaft trafik, duke bërë kështu që për disa minuta aksi rrugor Lushnje-Rrogozhinë të bllokohej. /55News.al/

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 11:22
Login to post comments