Policia ka mundur të prangosë një shtetas shqiptar pasi dyshohet se i vuri zjarrin pyllit në Thirrë të Mirditës më 26 prill 2018. I arrestuari është Edmond Marku, 29 vjeç, banues në Mirditë.
Në nojftimin e policisë thuhet se "Ky shtetas dyshohet se në vendet e quajtura "Pylla e Thirres", "Livadhi i Drenit" në Thirrë Mirditë, ka ndezur zjarr në parcela me qëllim hapjen e kullotave të reja, ku për shkak të favorizimit nga kushtet atmosferike, ky zjarr është përhapur duke djegur rreth 8 ha mjedis pyjor."
Materialet proçeduriale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".