Rreth 60 pasagjerë që do të niseshin drejt Veronës kanë hasur në vështirësi të mëdha në aeroportin e Rinasit.
Kjo për shkak se udhëtimi i tyre është shtyrë duke u njoftuar vetë ata në momentin e fundit nga ana e kompanisë së fluturimeve ajrore.
Rreth 60 pasagjerë, shumica e të cilëve që jetonin jashtë Tirane do të presin orën 21:00 të mbrëmjes së sotme për t’u nisur drejt qytetit italian, nga ora 7:05 e mëngjesit që ishte parashikuar nisja në biletat e tyre.
Pasagjerët janë shprehur për ‘Fax News’ se në mesin e tyre ka fëmijë dhe të moshuar si dhe persona me probleme shëndetësore.
‘Jam në aeroport me një fëmijë dy vjeç e gjysmë, me një biletë të ndryshuar. Duhet të niseshim në 07:05 dhe tashmë më ndryshimin më të fundit duhet të nisemi në orën 21:00.
Janë mbi 60 persona, të sëmurë, pleq, fëmijë, që banojnë jashtë Tiranës, që po çirren te sporteli’, shprehet njëra prej pasagjereve./‘Fax News/