×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Biznesmenit shqiptar i vihen prangat në Itali

Saturday, 28 Prill 2018 13:57

Një shqiptar, pronar i një firmë ndërtimi në Itali, u arrestua nga forcat e policisë atje për posedim dhe shitje të lëndës narkotike.

Arrestimi i 49-vjeçarit u bë në Poggibonsi, ku ai jetonte prej vitesh. Mediat italiane japin vetëm inicialet e të arrestuarit B.L dhe thonë se ai është pronar i një firme ndërtimi në qytetin italian.

Shqiptari u ndalua në autostradë gjatë një kontrolli rrugor, teksa kthehej nga puna. Karabinierët gjetën disa gramë kokainë të ndarë në doza për shitje dhe një shumë të madhe parash.

Kontrolli i mëpasshëm në banesë solli zbulimin e një sasie tjetër parash, edhe 600 gramë marijuanë, 20 gramë kokainë e 50 gramë hashash, shoqëruar me të gjitha mjetet e nevojshme për ta përgatitur për shitje.

Shqiptari, mbi të cilin nuk rëndonte asnjë precedent apo dyshim deri në momentin e arrestimit, tashmë gjendet në burgun e Sienës, në pritje të procesit.

Login to post comments