Një shqiptari i është sosur durimi, duke bërë që ai të marrë një tub hekuri në dorë dhe të godasë përgjegjësin e sektorit, një maroken 36-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një debati që ai ka pasur për ndarjen e turneve, me marokenin, duke bërë kështu që ai ta godasë atë me një shufër hekuri.
Marokeni është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ishin punëtorët e tjerë që lajmëruan ambulancat dhe një helikopter, ku i plagosuri u transferuar në spitalini Bufalini në Cesena.
Policia mbërriti në vendin ku ndodhi ngjarja, duke arrestuar shqiptarin. Deri tani nuk është bërë me dije identiteti i shqiptarit. /55News.al/