×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

SKANDAL në Sarandë/ Rilindja nuk ndal së betonizuari bregdetin shqiptar

Saturday, 28 Prill 2018 14:15

Një skandal i vërtetë po ndodh në Sarandë. Një pallat 8 katësh është duke u ndërtuar vetëm 7 metra larg bregut të detit.

Pallati mësohet se po ndërtohet me një leje të dhënë në vitin 2010, por më pas e bllokuar dhe që kryetarja aktuale Florjana Koka e ka riaktivizuar në vitin 2017.

Ndërsa kur dëgjon sërish çekiçët, që për pak kohë kishin heshtur, të vjen ndërmend edhe se si INUK nuk është vetëm për të prishur shtëpitë e të pambrojturve, por edhe për të kontrolluar ligjishmërinë e lejeve të ndërtimit.

Edhe prefekti nuk ka për detyrë te dalë si sfond i ministrit të Turizmit, por të kontrollojë edhe ai ligjshmërinë e lejeve të bashkive.

Këtë sezon turistët në vend të zhurmës së detit do të dëgjojnë çekiçët e ndërtimeve buzë detit.

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 14:30

Video

Login to post comments