Në hidrocentralin e Molgicës një person ka humbur jetën.
Leonard Çela, me detyrë inspektor, ishte 45 vjeç dhe ka rënë nga shkëmbi kur po inspektonte punimet.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima ka rënë nga shkëmbi, nga një lartësi e madhe. Ndonëse inspektori është dërguar me urgjencë në spitalin e Gramshit, ai nuk ka mundur t’i mbijetoi plagëve të marra, ndërsa ka ndërruar jetë.
Sapo u njoftua për ngjarjen, policia mbërriti në vendin ku ndodhi aksidenti, ndërsa nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Shqiptarët po punojnë në kushte pune me rrezikshmëri të lartë, pasi ky nuk është rasti i parë i humbjes së jetës në punë.