Tiranë/ Dy persona kërcënojnë se do hidhen nga vinçi

Saturday, 28 Prill 2018 21:50

Tirana mbrëmjen e sotme nuk është aspak e qetë. Një çift ka kërcënuar se do të hidhet nga  vinçi.

Bëhet fjalë për shtetasit Ferdinand dhe Teuta Saraçi të cilët kanë hipur në një vinç në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Ata kanë marr këtë vendim si pasojë e mos zgjidhjes së disa probleme për çështje pronësie. Pikërisht në tetor të 2017 po të njëjtët persona kanë marr këtë veprim.

 Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak Më datë 28.04.2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se : Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen. Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim. Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.

Login to post comments