Policët e Veliajt sulmojnë të moshuarën (VIDEO)

Diel, 29 Prill 2018 10:19

Rastet kur policët e Erion Veliajt sulmojnë të moshuarat që shesin nuk kanë të sosur.

Edhe ditën e sotme, në një video që është publikuar nga Nisma Thurje, shihen 3 policë të Bashkisë së Tiranës teksa i marrin mallin një nëne.

Duke e dhunuar dhe pa mbajtur procesverbal, ushtarët e Erion Veliajt sulmojnë të moshuarën.

“Bravo €rion, tregoja muskujt e tu të mëdhenj nënave shamibardha. Tregoju se çfarë force të madhe ke ti. Pastaj pi verë të shtrenjtë në vilën tënde kodrinore bashkë me ata që nuk lanë lulishte pa ndërtuar në Tiranë.  Forca €rion, tregojua muskujt e tu nënave të Tiranës!!!”, shkruhet në denoncimin e publikuar ditën e sotme nga faqja “NismaThurje”.

Video

Login to post comments