Djali i vetëm i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim mbush sot 18-vjeç. Lajmin e bën të ditur bashkëshortja vetë Monika Kryemadhi e cila me anë të një postimi në Facebook përveç urimit, nuk i ndal këshillat e një nëne.
Ajo thotë se pavarësisht se i biri është sot burrë para ligjit, për të do mbetet gjithnjë i vogël. Kryetarja e LSI-së ndan foto e kujtime ndër vite me të birin Besartin, të cilit më shumë se çdo gjë i kërkon të luftojë për të bërë mirë në këtë botë.
Statusi i plotë
Besi
Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjec!
Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve.
Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec, vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas.
Te dua Besar! ❤️