Tashmë prej 5 vitesh banda në pushtet e njohur me emrin “Rilindje” një prej krimeve më makabre që ka konsumuar është ai i degjenerimit dhe të shkatërrimit të sistemit shëndetësor në vend.
Nga Lushnja mësohet se spitali i këtij qyteti prej kohësh nuk ka më asnjë ilaç për pacientët/
Të afërmit e pacientëve të shtruar në Spitalin e Lushnjes ankohen se ilaçet janë të detyruar t’i blejnë jashtë. “Kam nënën të shtruar në spital dhe ilaçet po i blej te farmacia. Doktoresha tha se nuk ka ilaçe për momentin”, shprehet një qytetar. “Ilaçe nuk gjen në spital, vetëm serum. Spitali është zero këtu në Shqipëri”, thotë një tjetër.
Spitali i Lushnjës u shërben mbi 200 mijë banorëve të Lushnjës dhe pacientëve nga Kavaja, Rrogozhina dhe Berati.