×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Panariti: Blof i pastër për të nxjerrë nga loja midhjen e Butrintit

Diel, 29 Prill 2018 13:53

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti e ka konsideruar "një bllof të pastër", lajmin e bujshëm në disa media se "midhja e Butrintit është me salmonelë”.

Panariti thotë, se nuk pati asnjë prononcim sqarues dhe shterues nga institucioni monitorues dhe analizues. 

Ai e ka konsideruar një lojë të pastër për të nxjerrë nga loja, midhjen më cilësore të Mesdheut në pragun e sezonit turistik dhe jo më kot, shton me ironi se "sapo na erdhi një ngarkesë e bollshme nga importi".

Statusi i Plotë:

Në pragun e sezonit, kur midhja e Butrintit pergatitet te jete ne menyte dhe pjatat e mijera turisteve qe po frekuentojne plazhet tona, doli lajmi i bujshem. "Midhja e Butrintit me salmonele"!!! Ndal konsumit te saj!!

Nderkohe, asnje raport zyrtar analitik mbi ngarkesen bakteriale, serotipin e identifikuar, mostrat e mbledhura metoden zbuluese te perdorur, si ku, nga? Pse tani?! Po me pare?!..

Asnje prononcim sqarues, shterues nga institucioni monitorues dhe analizues. Shkurt një bllof, i paster per te nxjerre nga loja midhjen me cilesore te Mesdheut...duke demtuar ata dhjetra prodhues, qe kane pritur pikerisht kete cast për të fituar nga mundi i nje viti te tere perpjekjesh dhe sherbimesh!!..............

Por mos te merziteni te dashur turiste vendas dhe te huaj. Pa merak!! Nuk do mbeteni pa "molusqe" dhe fruta deti,sepse sapo na erdhi nje ngarkese e bollshme e tyre nga importi.'

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 14:48
Login to post comments