Mungesa e sistemit të kabllove elektrikë që varen në kokat e banorëve është kthyer në një problem shqetësues në shumë qytete të Shqipërisë.
Këto kabllo përveçse nuk janë aspak estetik dhe prishin imazhin e qyteteve, rrezikojnë seriozisht edhe jetën e banorëve, të cilët shpesh herë e kanë ngritur si problematikë por mesa duket ka rënë në vesh të shurdhër, pasi qeveria nuk merr asnjë hap por mesa duket pret që të ndodhi më e keqja, që më pas të merren masa serioze.
Ato janë të vendosura shumë afër dhe një furtunë e vogël ose erë e fortë mund t’i rrëzojë dhe kështu të rrezikohet seriozisht jeta e qytetarëve.