×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Foto/ Patriarku rus Kirill takohet me Presidentin Meta

Diel, 29 Prill 2018 15:50

Presidenti Iliri Meta ëshët takuar ditën e sotme me Patriarkun e Rusisë Kirill, gjatë një vizitë të tij në Shqipëri.

Në takimin e Metës me Patriarkun mori pjesë edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Kjo është vizita e parë e një patriarku rus në Shqipëri.

Pritja e parë atij i është bërë në Kishën Ortodokse nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Për herë të parë, një meshë e shenjtë në Katedralen Ortodokse Shqiptare, “Ngjallja e Krishtit”, bashkëdrejtohet nga Patriarku i Rusisë Kirill dhe Kryepeshkopi Anastaj Janullatos.

Kjo është vizita e parë në Shqipëri dhe në historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare të një Patriarku të të gjitha Rusive.

Vizitën në Tiranë, Patriarku Kirill e ka vlerësuar si pikënisjen e një epokë të re marrëdhëniesh mes dy kishave.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, rikujtoi shndërrimin e Shqipërisë në një vend ateist, vendim i sanksionuar në Kushtetutën e vendit të asaj kohe. Por me ardhjen e pluralizmit politik pas vitit 1991, Kisha u ringjall.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 15:51
Login to post comments