×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Orikumi, zona e harruar e Vlorës/ Asnjë investim që prej 2 vitesh

Diel, 29 Prill 2018 15:49

Pak ditë më parë, banorët e Orikumit mësynë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, duke protestuar ndër të tjera edhe për problemet që qyteti ka në prag të sezonit turistik.

Prej më shumë se dy vitesh, kjo zonë nuk njeh investim, përveç një impianti të ujërave të zeza, i cili nuk është vënë në punë, sepse duhen ende para. Ujërat e zeza derdhen në det. Infrastruktura rrugore në zonën e plazhit është si para 30 vitesh. Uji i pijshëm nuk vjen më shumë se dy orë në ditë dhe mjafton pak erë e fortë, që të ndërpritet edhe energjia elektrike.

Pa drita dhe ujë është e vështirë të rikthesh pushuesit çdo vit.

“Kërkesa për turizëm është rritur, por vijmë e përballemi me një indiferencë të strukturave lokale apo qendrore. Një qendër administrative që ka pasur peshën më të madhe të sektorit të turizmit sot është e braktisur”, thotë kreu i operatorëve turistikë, Vasil Bedini.

Edhe pse janë të shumtë turistët e huaj që kanë prenotuar këtë vit në qytetin e Vlorës, Orikumi mbetet jashtë hartës, pasi edhe për të shkuar në disa monumente kulture, si Kisha qindravjeçare e Marmiroit dhe kullat e Dervish Aliut në Dukat, nuk ka rrugë të shtruar.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 15:56
Login to post comments