Zhduket 28-vjeçarja shqiptare në Gjermani

Diel, 29 Prill 2018 19:41

Një 28 vjeçare shqiptare mendohet se është zhdukur pasi ka humbur kontaktet me të ëmën prej 20 ditësh.

E ëma e vajzës ka bërë denoncimin në policinë shqiptare duke u shprehur se ka 20 ditë që nuk ka asnjë kontakt me të bijën.

Njoftimi i policisë

“Më datë 28.04.2018, shtetësia L.SH, vjeç 60, banuese në Tiranë, kallëzon se prej 20 ditësh ka humbur kontaktet me vajzën, shtetasen F. Sh., vjeçe 28, e cila ndodhet në Gjermani. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Login to post comments