Ndalohen 7 emigrantë ilegalë në Britani, dyshohen se janë shqiptarë

Diel, 29 Prill 2018 19:47

Shqiptarët që kërkojnë të largohen nga Shqipëria janë të shumtë, rasti i fundit ku janë zbuluar 7 emigrantë shqiptarë në një kamion është në portin e Tynes në Britani.

Policia ka arritur të vërtetojë se ata ishin nisur ditën e mëkurë nga Amsterdami në drejtim të Britanisë, ku vetëm dy prej tyre përkatëisht 18 vjeç dhe 37 vjeç kanë pranuar se janq shqiptarë.

Të ndaluarit ishin strehuar në pjesën prapme të një kamioni mallrash, në kohën që policia i ka zbuluar gjatë një kontrolli rutinor.

Të 7 emigrantët po hetohen nga policia për më shumë informacione, ndërsa është vendosur që të kthehen përsëri në Hollandë.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 19:49
Login to post comments