Ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj gënjeu sot para shqiptarëve duke thënë se papunësia ka arritur nivelin më të ulët historik me 13.4% dhe se jemi vendi me papunësinë më të ulët tek rinia.
Nuk eshte ulur papunesia, por largimi i shqiptareve drejt vendeve të Bashkimit Europian ka sjellë që kërkesat për punësim të jenë më të pakta. NJë numër i lartë i shqiptarëve që duan të ikin nga Shqipëria është për maturantët dhe studentët. Këta të fundit po e përdorin studimin si një pasaportë për të ikur dhe për të qendruar në një vend të bashkimit europian.
Sipas EUROSTAT në tremujorin e parë të këtij viti 6,000 shqiptarë aplikuan rishtas për azil, duke u renditur të gjashtit pas vendeve të lindjes së mesme dhe atyre afrikane për numrin e lartë të azilkërkuesve. Gjithsej numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE për gjashtëmujorin e parë 2017 arriti në 11,400 persona.
Shqipëria ka numrin më të lartë të studentëve që zgjedhin për të studiuar jashtë për 1000 banorë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s, numri i studentëve shqiptar që kanë vendosur të studiojnë jashtë në 2017-n ishte 24,543 persona. Sipas përllogaritjeve të Monitor në 2017-n për çdo 1000 banorë, kishte 9 studentë që studionin në arsimin e lartë jashtë vendit.
Si mundet një vend me 3 milionë banorë ku çdo vit e më shumë studentët shqiptar renditen të parët në të gjithë vendet e rajonit që kërkojnë të largohen nga Shqipëria me pretekstin për të vazhduar studimet jashtë tw ketw papunwsinw mw tw ulwt tek rinia . E vërteta e hidhur është se largohen nga varfëria dhe mjerimi ku qeveria’ Rama’ e ka futur popullin shqiptar. Ndërsa tani dalin e gënjejnë popullin me shifra imagjinare e të falsifikuara.