Grabitësit braktisen nga familjarët, babai e denocoi 5 herë në polici Vladimirin

Hënë, 30 Prill 2018 12:19

Gjatë zhvillimit të seancës paraditen e sotme, asnjë nga familjarët e Vladimir Kurtit dhe Ruzhdi Hodës, nuk kanë qenë prezent në sallë gjatë dhënies së vendimit.

Ndërkohë, gjatë kohës që gjyqtarja fliste, është vënë re që Vladimir Kurti, autori kryesorë për vrasjen, i ka komunikuar diçka në vesh avokates së tij.

Një ditë më parë  babai i Vladimir Kurtiti ka dënuar ashpër aktin e të birit, duke u shprehur se nuk e njeh më si djalin e tij, pasi ai ishte shndërruar në një monstër, duke shtuar më tej se i vjen keq për familjen Buci, dhe se kërkon që të shkojë për t’i ngushëlluar.

Mësohet se familja e kishte denoncuar Vladimir Kurtin 5 herë në polici për dhunë në familje.

Login to post comments