Një operacion i madh droge është zhvilluar ditën e sotme në Itali, ku mësohet se kanë marrë pjesë më shumë se 200 karabinierë.
Lajmi është bërë me dije nga mediat italiane, të cilat thonë se në pranga janë vënë 19 persona, ndërsa mes tyre ka edhe shqiptarë.
Në operacion kanë marrë pjesë edhe helikopterë e njësitë e qenve, ku është bërë krehja e disa zonave në periferi të Romës.
Nuk është bërë me dije identiteti i të arrestuarve, ndërsa ata janë dërguar në burg ku pritet edhe të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Pjesë e grupit ishin edhe dy persona, të cilët në Itali ishin akuzuar për plagosje të rënda me armë të tipit mafioz.