Një sasa e madhe droge është sekuestruar në Itali.
Siç bëhet me dije nga mediat italiane, rreth 2 ton hashash janë sekuestruar nga policia, ndërsa janë vënë në pranga 4 shqiptarë.
Operacioni është bërë gjatë natës nga Guardia di Finanza në Otranto, ku pas një ndjekje të gjatë të skafit, shqiptarët janë arrestuar.
Mësohet se skafi me drogë vinte nga Shqipëria, ndërsa deri tani ende janë publikuar emrat e shqiptarëve të arrestuar.
Po ashtu, ditën e sotme në Spanjë u godit mafia shqiptare, ku u sekuestruan 1 ton kokainë dhe 1.5 mil euro.