Shkon për gjykim në Krimet e Rënda dosja e grabitësve të bankave

Hënë, 30 Prill 2018 13:40

Dosja e grabitësve të bankave, ku në hetim janë nëntë persona është dërguar për hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ish-komandoja Admir Nikaj (Murataj) është në krye të bandës i cili do të përballet me tre akuza atë të vjedhjes së bankave më shumë se një herë, armëmbajtje pa leje në formën e grupit të strukturuar, krijimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Shtetasi e tjerë të akuzuar janë Dash Kupa, Ernes Kupa, Neim Avdulaj, D. M., A. Ç, Fatjon Xhyliu, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj.

Vjedhja e parë ka ndodhur në 3 dhjetor të 2015 në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afësi të kryqëziomi të fshatrave Bërxullë-Domje, ku u vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë në vend. Mekanizmi ishte i njëjtë, ai i prerjes së rrugës mjeteve shoqëruese të parave dhe sipas punonjësve të bankës u vodhën 1.8 milionë paund, 800 mijë dollarë, 200 mijë dollarë australian dhe 200 mijë dollarë kanadezë.

Rasti i dytë i vjedhjes do të ndodhte më 9 shkurt 2017, ku një tjetër bankë ra pre e grabitjes së grupit të strukturuar kriminal. Nga kasaforta mundën të marrin 8 thasë me para, ku rezulton se kanë qenë 2.4 milionë euro, 200 mijë dollarë dhe 260 mijë paund britanik.

Vjedhja e tretë do të ndodhte vetëm 4 ditë më pas, në vendin e quajtur ish Stacioni i Trenit, ku nën kërcënimin e armës u vodhën 900 mijë franga zvicerane, 800 mijë paund britanik, 16.100 euro.

Login to post comments