30 mijë dosje me ish-spiunë të komunizmit

Hënë, 30 Prill 2018 14:25

Lidhur me volumin e punës dhe dokumentacionit të Sigurimit të Shtetit, sot nën administrimin e Autoritetit AIDSSH, rezulton se aktualisht 14 mijë dosje janë të inventarizuara në menyrë elektronike. Fjala është për dosje të personave të hetuar dhe dënuar gjatë komunizmit për veprimtari politike. I gjithë dokumentacioni në zotërim nga Autoriteti AIDSSH përmban rreth 23 milion faqe të shkruara dhe të ruajtura në 46 vite të regjimit komunist. Tashmë Autoriteti zotëron rreth 30 mijë dosje të punës për oficerë, neoficerë, punëtorë operativë dhe civilë të tjerë, bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Rreth 280 kërkesa u paraqiten gjatë vitit 2017, prej tyre rreth 50 kërkesa erdhen nga institucionet kushtetuese për verifikim të kandidatëve për poste të larta shtetërore. Kanë kaluar në filtrin e verifikimit të pastërtisë së figures 821 zyrtarë apo kandidatë për poste publike. Nga këta 795, kanë rezultuar pozitivë, kanë kaluar në filtër 197 kandidatë për organet e vetingut. Në dyert e Autoritetit të dosjeve u paraqitën 51 kandidatë për KLGJ e KLP nga shoqëria civile e bota akademike, ndër të cilët 4 kanë mbetur në “rrjetë”.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 14:32
Login to post comments