Në dosjen e grabitësve të armatosur të bankave, prokuroria ka zbuluar shumat marramendëse që u morën gjatë transportimit të parave për në Rinas.
Kështu në rastin e parë të grabitjes në dhjetor të vitit 2015, punonjësit e bankës raportuan se në mjetin e blinduar u morën 1 milion e 800 mijë paund britanikë, 800 mijë dollarë amerikanë dhe 200 mijë dollarë kanadezë.
Në rastin e dytë, në shkurt të vitit 2016, grabitësit ndaluan blindin dhe morën 2.4 milion euro, 200 mijë dollarë amerikanë dhe 260 mijë paund britanikë.
Ndërsa në grabitjen e tretë, shuma që raporton prokuroria është 900.000 (nëntëqind mijë) franga zviceriane, 800.000 (tetëqind mijë) Paund Britanik si dhe 16.100 (gjashtëmbëdhjetë mijë e 100) Euro.
Në të tre rastet, përveç skenave të dhunshme ku nuk munguan përplasjet me armë, bien në sy shumat e parave që bankat nxjerrin jashtë vendit.