Arrestohet fatorino që vodhi abonetë

Hënë, 30 Prill 2018 15:08

Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për vjedhje. Polica bën me dije se shtetasi A.M., banues në Kamëz, me profesion faturino vodhi xhiron e ditës dhe disa abone. Në njoftimin e policisë thuhet se u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., 43 vjeç banues në Kamëz i cili punonte si faturino autobusi. Në cilësinë e provës materiale ju gjetën 2 abone të përgjithshme.

Login to post comments