Një aksion i përmasave të mëdha është zhvilluar në kryeqytetin e Spanjës, atje ku kësaj here është goditur fuqimisht një bandë e trafikut të kokainës.
Shifrat e sekuestruara kanë hyrë në librat e rekordeve. Plot 1 ton drogë e llojit kokainë është kapur në Madrid. Operacioni është zhvilluar nga policia vendase, e cila ka pasur mbështetjen e DEA-s amerikane dhe Europolit.
Në pranga kanë rënë 5 persona, dy prej të cilëve shqiptar, dy spanjollë dhe i fundit kolumbian.
Ashtu si i arrestuari i fundit, droga e pastër vinte direkt nga Kolumbia përmes avionëve të vegjël (charter). Droga nisej nga Kolumbia e drejt e në Spanjë. Më tutje banda kriminale arrinte ta shpërndante drogën në të gjithë kontinenti evropian përmes lidhjeve të forta kriminale.
Përveç kokainës, policia ka arritur të vërë duart dhe mbi një sasi po aq të madhe parash, plot 1.55 mln euro.
Hetimi mbi operacionin e madh kishte nisur që vitin e kaluar, në muajin nëntor. Media spanjolle shkruan se grupi ishte i dominuar nga shqiptarët, ndërsa lideri i saj besohet të jetë i arrestuari me kombësi kolumbiane./Gazeta Express