Vonon ndihma ekonomike, qytetarët sorollaten në sportele

Hënë, 30 Prill 2018 15:47

Këto pamje nga Posta Shqiptare tregojnë se ç’bëhet në Tiranë për të marrë ndihmën ekonomike.

Këshilltari i Bashkisë së Tiranës, Kreshnik Çollaku, ka publikuar pamje ku tregohen radhët e gjata të njerëzve që presin të marrin ndihmën ekonomike .

Sipas Çollakut njerëzit presin në radhë që nga ora 5.30 e mëngjesit për të marrë 32 mijë lek të vjetra.

Në videon e publikuar nga Çollaku, tregohet radha e gjatë e krijuar nga njerëzit që presin me orë të tëra për të marrë lekët e ndihmës ekonomike, ndërkohë që një qytetar akuzon punonjëset e postës të cilat sipas tij kanë lekët nën banak dhe i mbajnë derisa të marrin urdhrin nga bashkia për ti shpërndarë.

Video

Login to post comments