Komuniteti i romëve në vendin tonë fakteqësisht has probleme të mëdha.
Papunësi, mungesë strehimi, mungesë e përkujdesjes shëndetësore apo edhe me shkollimin e fëmijëve. Por përveç këtyre problemeve, romëve u duhet të zgjidhin edhe problemin e punësimit, pasi në Zyrat e Punës ata ndjehen të përjashtuar.
Gjatë diskutimeve të zhvilluara në takimin me temë “Punësimi i romëve dhe egjiptianëve përmes programit te nxitjes se punësimit” në Elbasan përfaqësues të këtij komuniteti kanë lëshuar një lumë akuzash ndaj Zyrës Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Ilirjan Berati, një prej përfaqësuesve të njohur të komunitetit rom në Elbasan ka bërë një panoramë të problematikës me të cilën përballet jeta e tij dhe e komunitetit rom në Elbasan , komunitet që popullon një pjesë të madhe të lagjes ” 5 Maj” në këtë qytet dhe jo vetëm. Aktualisht asnjë pjesëtar i komunitetit rom nuk është i punësuar dhe po kaq dramatike është situata edhe përsa i takon rekrutimit të tyre në procesin e formimit profesional. Elbasani ka një Qendër Formimi Profesional ku ndër 879 kursantë nuk ka asnjë rom dhe egjyptian.
Më skandaloze sesa kaq situata nuk ka qenë kurrë më parë me pjesëtarët e komunitetit Rom në Elbasan. Madje përfaqësuesit e tyre shprehen se kohët e fundit ndaj tyre është shtuar pesha e diskriminimit. Një deklaratë të tillë romët e kanë bërë para Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gjadja.