Tërheqja e madhe e parave në banka, 80 milionë euro në vetëm dy muaj

Hënë, 30 Prill 2018 19:58

Stoku i depozitave në sistemin bankar në muajin mars ka shënuar një rënie të fortë duke zbritur në 984 miliardë lekë, me një tkurrje prej 1.2% me bazë mujore, ose 11.2 miliardë lekë më pak se muaji i mëparshëm.

Sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë, kjo është tkurrja më e madhe mujore e stokut të kursimeve që nga tetori i vitit 2008, kur u shënua një valë tërheqjesh e depozitave nga bankat, si rrjedhojë e panikut të krijuar nga fillimi i krizës ekonomike globale.

Rënia në mars ka ardhur si nga leku ashtu dhe nga valuta. Depozitat në lekë u tkurrën me 6.7 miliardë lekë, të ndikuara nga ulja e kursimeve të bizneseve (korporatave të tjera jo financiare), me minus 5 miliardë lekë. Në tkurrje të lehtë kanë qenë dhe kursimet e individëve me afat në lekë, një tendencë kjo që po vazhdon që prej vitit 2012, pasi Banka e Shqipërisë filloi politikën e normave të ulëta të interesit për të nxitur investimet në ekonomi.

Kursimet në valutë kanë vijuar tendencën zbritëse për të dytin muaj radhazi, që kur Banka e Shqipërisë shpalli planin e saj për të ulur nivelin e përdorimit të euros në Shqipëri dhe për të dekurajuar kursimin në këtë monedhë. Depozitat në valutë, ku mbizotëron euro, ranë me 4.3 miliardë lekë në mars ku efektin kryesor e dhanë individët. Por, pavarësisht rënies, pesha e depozitave në valutë është rritur në 53.1% të totalit, për shkak të reduktimit më të shpejtë të kursimeve në lekë. Negativisht ka ndikuar dhe zhvlerësimi i euros, (pasi depozitat në valutë raportohen në lekë).

Depozitat e reja në euro u rritën me 4.6% me bazë vjetore për janar-mars, çka tregon se rënia e stokut të valutës ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të tërheqjeve të kursimeve nga bankat.

Dalja e kursimeve në euro nga bankat vlerësohet dhe një nga arsyet e nënçmimit të fortë të euros në dy muajt e fundit, në shkurt-mars, kanë dalë neto nga bankat rreth 80 milionë euro.

Me bazë vjetore (mars 2018/mars 2017) stoku i kursimeve ka rënë me 1.5%, performanca më negative që pas viteve 90, kur ndryshoi sistemi./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...