Të ardhurat që mblidhen në buxhet kanë ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes për tremujorin e parë të vitit, për shkak të performancës së dobët të muajit mars. Sipas tabelave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, për tre muajt e parë të vitit, të ardhurat në buxhet ishin 105.4 miliardë lekë, me një zgjerim prej 3.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Duke pasur parasysh që rritja ekonomike është rreth 4% dhe inflacioni 2%, rezulton një zgjerim real negativ i të ardhurave prej minus 2%.
Për dy mujorin të ardhurat ishin zgjeruar me 5.5%, por në mars u mblodhën vetëm 37.8 miliardë lekë, me një rritje fare të papërfillshme në raport me marsin e vitit të kaluar (nga rreth 40 miliardë lekë që ishte plani i marsit 2018), çka ka përkeqësuar treguesit e tre mujorit.
Për 3 mujorin, plani është realizuar vetëm 97%, teksa mungojnë 3.1 miliardë lekë. Mosrealizimi më i madh është në zërin e tatim fitimit. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rritën me 3.1% me bazë vjetore për janar-mars, duke shënuar një mosrealizim të lartë të planit, prej gati 3 miliardë lekë, që erdhi nga TVSH dhe sidomos nga tatim fitimi (shih tabelën). Teksa të ardhurat nga TVSH u rritën me 7.4%, të hyrat nga tatim fitimi ranë ndjeshëm me 13.4%. në këtë rënie vlerësohet të ketë ndikuar performanca e dobët e kompanive shtetërore të energjisë, të cilat kanë rezultuar me humbje për shkak të motit të pafavorshëm në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.
Të ardhurat nga tatimi mbi të hyrat personale patën një ecuri më të mirë, duke u zgjeruar me 11.4%, ndonësë sërish ishin më poshtë sesa plani. Pushteti vendor solli 3.5 miliardë lekë të ardhura, me një tkurrje prej gati 8% me bazë vjetore, ku ndikimin më negativ e dha taksa e pronës, që kishte një mosrealizim të dukshëm plani, ku u mblodhën vetëm 54% e të ardhurave të planifikuara. Nga 1 prilli ka hyrë në fuqi metoda e re e llogaritjes së taksës mbi pronën, jo më fikse, po në bazë të vlerë, çka sipas planeve pritet të rrisë të paktën me 50% të ardhurat nga ky zë.
Mbledhja e sigurimeve shoqërore është e vetmja që ka qenë me tejkalim plani, duke arritur në 22.7 miliardë lekë për tremujorin, me një zgjerim prej 10%. Rënia e papunësisë dhe rritja e numrit të të punësuarve ka ndikuar pozitivisht këtë zë.
Teksa nuk kanë arritur të plotësojnë planin e të ardhurave, financat janë treguar të kursyera me shpenzimet, të cilat ishin 100 miliardë lekë, ose gati 4 miliardë lekë më pak sesa plani.
Bie në sy që kursimi më i lartë ka ardhur për shpenzimet kapitale, të cilat ishin 10.3 miliardë lekë, pothuajse njësoj me janar-marsin 2017, por 2.6 miliardë lekë më pak sesa plani, apo realizim vetëm 80%. Në rënie të ndjeshme ishte pagesa e papunësisë me 30.6%, ndërsa për ndihmën ekonomike shteti shpenzoi 177 milionë lekë më pak sesa vitin e kaluar (-3.6), ose 456 milionë lekë më pak sesa plani.
Si rrjedhojë e kontrollit të shpenzimeve, buxheti ka rezultuar sërish me një suficit prej 5.2 miliardë lekësh. /Monitor.al/
Tabela: Të ardhurat buxhetore janar-mars 2018 (mln lek) |
|||||||
Fakt jan-mars 2017 |
Fakt jan-mars 2018 |
Ndryshimi në vlerë |
Ndryshimi në % |
Plani jan-mars 2018 |
ndryshimi fakt-plan |
||
TOTALI TË ARDHURAVE |
101,510 |
105,380 |
3,870 |
3.8 |
108,488 |
-3,108 |
|
I. |
Të ardhura nga ndihmat |
1,371 |
411 |
-960 |
-70.0 |
1,790 |
-1,379 |
II. |
Të ardhura tatimore |
94,551 |
98,456 |
3,905 |
4.1 |
100,477 |
-2,021 |
II.1 |
Nga Tatimet dhe Doganat |
69,995 |
72,131 |
2,136 |
3.1 |
76,098 |
-3,967 |
1 |
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar |
31,302 |
33,614 |
2,312 |
7.4 |
34,854 |
-1,240 |
2 |
Tatimi mbi Fitimin |
11,177 |
9,674 |
-1,503 |
-13.4 |
12,050 |
-2,376 |
3 |
Akcizat |
9,242 |
9,572 |
330 |
3.6 |
9,412 |
160 |
4 |
Tatimi mbi të Ardhurat Personale |
7,663 |
8,533 |
870 |
11.4 |
9,200 |
-667 |
5 |
Taksa Nacionale dhe të tjera |
9,252 |
9,338 |
86 |
0.9 |
9,131 |
207 |
6 |
Taksa Doganore |
1,359 |
1,400 |
41 |
3.0 |
1,451 |
-51 |
II.2 |
Të ardhura nga Pushteti Vendor |
3,866 |
3,564 |
-302 |
-7.8 |
3,383 |
181 |
1 |
Taksë mbi Pasurinë(ndertesat) |
774 |
820 |
46 |
5.9 |
1,491 |
-671 |
2 |
Taksë mbi Biznesin e vogël |
31 |
183 |
152 |
490.3 |
31 |
152 |
3 |
Taksa Lokale |
3,061 |
2,561 |
-500 |
-16.3 |
1,861 |
700 |
II.3 |
Të ardhura nga fondet speciale |
20,690 |
22,761 |
2,071 |
10.0 |
20,996 |
1,765 |
1 |
Sigurimi Shoqeror |
17,537 |
19,505 |
1,968 |
11.2 |
17,798 |
1,707 |
2 |
Sigurimi Shëndetsor |
2,780 |
2,977 |
197 |
7.1 |
2,825 |
152 |
3 |
Të ardhura për kompensim në vlerë te pronarëve |
373 |
279 |
-94 |
-25.2 |
373 |
-94 |
III. |
Të ardhura Jotatimore |
5,588 |
6,513 |
925 |
16.6 |
6,221 |
292 |
TOTALI I SHPENZIMEVE |
95,116 |
100,185 |
5,069 |
5.3 |
104,130 |
-3,945 |
|
I. |
Shpenzime Korrente |
84,833 |
89,834 |
5,001 |
5.9 |
90,449 |
-615 |
I.1 |
Personeli |
16,585 |
18,323 |
1,738 |
10.5 |
18,516 |
-193 |
I.2 |
Interesat |
7,823 |
8,488 |
665 |
8.5 |
8,706 |
-218 |
I.3 |
Shpenzime Operative Mirëmbajtje |
8,630 |
8,078 |
-552 |
-6.4 |
9,339 |
-1,261 |
I.4 |
Subvecionet |
242 |
243 |
1 |
0.4 |
179 |
64 |
I.5 |
Shpenzime për fonde speciale |
37,429 |
37,632 |
203 |
0.5 |
38,744 |
-1,112 |
I.6 |
Shpenzime për Buxhetin Vendor |
8,914 |
4,581 |
-4,333 |
-48.6 |
9,579 |
-4,998 |
I.7 |
Shpenzime të tjera |
5,210 |
4,581 |
-629 |
-12.1 |
5,386 |
-805 |
1 |
Pagesa e Papunësisë |
108 |
75 |
-33 |
-30.6 |
146 |
-71 |
2 |
Ndihma Ekonomike |
4,581 |
4,404 |
-177 |
-3.9 |
4,860 |
-456 |
3 |
Kompensim për ish të përndjekurit politike |
521 |
102 |
-419 |
-80.4 |
380 |
-278 |
II. |
Fondi Rezervë,Kontigjenca |
0 |
0 |
0.0 |
700 |
-700 |
|
III. |
Shpenzime Kapitale |
10,228 |
10,351 |
123 |
1.2 |
12,981 |
-2,630 |
DEFIÇITI |
6,394 |
5,195 |
-1,199 |
-18.8 |
-4357.36 |
9,552 |
|
Burimi: Tabelat fiskale të Ministrisë së Financave |