Është mësuar që të bëjë propagandë në mënyrën më të paskrupullt edhe me fëmijët, duke i shitur të gjitha dështimet e tij për suksese, por dje mesa duket, Lali Mashtrimit nuk i ka ecur.
Kryebashkiaku më propagandues i vendit ka dalë blof dje Live në TV, në një spektakël televiziv fëmijësh, të cilin ai dhe stafi i tij e kishin përzgjedhur si ‘qoshen’ e radhës ku duhet të shfaqeshin dhe të bënin lavazh truri për teleshikuesit.
Është dashur gjithë magjia, çiltërsia dhe pafajësia e një vogëlushi që me pyetjen e tij të drejtë për drejtë dhe jashtë skenarit, ta nxjerrë Kryebashkiakun Veliaj cullak si ‘Mbreti lakuriq’.
Lali Mashtrimin, e kemi parë shpesh teksa përqafon dhe qesh me fëmijët, por këtë herë ai u gjend nën rrebeshin e pyetjeve të vogëlushëve në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.
Ndër pyetjet e shumta (me gjasë të parapërgatitura) që ‘bombarduan’ Veliajn, një ndër pyetjet që mesa duket doli jashtë skenarit ishte edhe ajo në lidhje me dhunën që Policia Bashkiake ushtron rëndom çdo ditë ndaj shitësve ambulantë në trotuaret e kryeqytetit.
Kjo gjë e cila u lë një shije të keqe qytetarëve, të cilët dita ditës e kuptojnë mashtrimin e Lali Propagandës dhe prekin nga afër problemet e shkaktuara prej tij, përshtypjen më të madhe duket se ka nisur t’u bëjë fëmijëve.
“Kalova nga lagja ime dhe u tmerrova. Kishte ardhur një plakë e moshuar nga fshati dhe po shiste perime, ajo e shkreta ishte me këpucët e grisura. Plaka e vjetër iu lut policisë: të keqen nëna, të keqen nëna, mos mi merr perimet...”, – ishte përshkrimi i fëmijës në emision që deshi të dinte nga Lali Hipokrizia, se përse ka kaq shumë dhunë në rrugët e qytetit të tij nga një çetë vandalësh me uniforma bashkie?
Ndërkohë, Veliaj iu përgjigj me refrenin e zakonshëm dhe që duket e ka mësuar përmendësh tashmë, duke thënë se, kemi ndërtuar tregje dhe secili duhet të qëndrojë në vendin e vet.
“Sot ne kemi ndërtuar shume tregje, njerëzit që duan të sheshin duhet të shesin në treg. Një qytet i mirë është, ku secili duhet të qëndrojë në vendin që i takon…”, – u justifikua Lali Hipokrizia, por në buzë i ngriu ngërdheshja false dhe balli ju la nga djersët... /55neës.al/
Shiko nga minuta e 18 e pas: