Eshtë publikuar në Gazetën Zyrtare të qeverisë greke vendimi i përbashkët ministror për nxjerrjen e letërnjoftimeve të reja për qytetarët grekë.shtë publikuar në Gazetën Zyrtare të qeverisë greke vendimi i përbashkët ministror për nxjerrjen e letërnjoftimeve të reja për qytetarët grekë.
Sipas vendimit, data e fillimit të procesit të pajisjes me letërnjoftimet e reja do të përcaktohet më vonë, mbi bazën e nivelit të gatishmërisë së administratës.
Derisa në shpalljen e këtij vendimi, letërnjoftimet e reja do të vazhdojnë të dalin sipas ligjit të vjetër. (Shënim: Kjo vlen shumë për qytetarët shqiptarë që gjatë muajve në vazhdim do të marrin nënshtetësinë greke).
Sipas vendimit, vlefshmëria e letërnjoftimit të ri nga data e nxjerrjes, përcaktohet në 15 vjet për ata që kanë mbushur vitin e 12 të moshës së tyre.
Poseduesi i letërnjoftimit është i detyruar të kërkojë ndërrimin e ekzistuesit, brenda gjashtë muajve nga data e skadimit që shkruhet te letërnjoftimi.
Për nxjerrjen e letërnjoftimit të ri paguhet një tarifë elektronike –paravolo- 10 euro (fillimisht ishte thënë se kjo taksë do të ishte 8 euro).
Tarifa i korrespondon shpenzimeve të përgatitjes së kartës së identitetit si dhe transportimit të sigurtë të dokumenteve dhe letërnjoftimit nga dhe drejt drejtorisë përkatëse të policisë greke.
Nxjerrja e letërnjoftimeve të reja pritet të bëhet në fillim të vitit 2019.
Letërnjoftimet e reja do të kenë shatë zona sigurie, pesë prej të cilave do të jenë në pjesën e përparme dhe të tjerat në pjesën e mbrapshme, ndërsa do të kenë të integruar edhe një mikroçip të posaçëm, që do të përmbajë në trajtë digitale fotografinë dhe të dhënat e identitetit të poseduesit, por edhe shenjat e gishtrinjve.
Në pjesën e mbrapme, te zona 6, do të jetë emri i babës, i nënës, vendlindja, data e nxjerrjes së letërnjoftimit, numri i siguracionit (AMKA).
Ndërsa në fund, zona e leximit me makinë / Machine Readable Zone-MRZ».
Mikroçipi do të jetë në pjesën e sipërme të kartës së letërnjoftimit.