Vdekja e Ardit Gjoklajt, prokuroria bën lëvizjen e befasishme

Tuesday, 01 May 2018 13:24

Disa ditë më parë, me një vendim të dyshimtë, Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm dy të akuzuarit për çështjen e Ardit Gjoklajt – Edmond Kallari dhe Dëfrim Hakrama.

Familjarët e 17-vjeçarit që u gjet i pajetë në landfillin e Sharrës në mëngjesin e 7 gushtit të vitit 2016 u shprehën të revoltuar pas vendimit dhe thanë se do të bëjnë vetgjyqësi për të vendosur drejtësi.

Por duket se Prokuroria ka bërë një kthesë të madhe, duke kërkuar apelimin e vendimin për dy të ndaluarit.

Për rastin e vdekjes së 17-vjeçarit në hetim u morën vetëm shoferi i fadromës dhe përgjegjësi i turnit, ndërsa nuk u krye asnjë hetim për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Edhe pse ishte bashkia e Tiranës që kishte kontraktuar firmën që kryente punimet, ku ajo kishte punësuar fëmijë dhe jashtë kushteve teknike, bashkia nuk kishte marrë asnjë masë për kontrollin e saj.

Shoqëria civile ka bërë disa protesta, ku kanë kërkuar drejtësi për 17-vjeçarin, ndërsa kanë hedhur akuza të fortë për Veliajn, se ka blerë drejtësinë me tendera.

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 13:29
Login to post comments